Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala
Inspektori i AKI-së raporton para Komisionit parlamentar
Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala po raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Mbledhja po mbahet e mbyllur për media.
Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu ka treguar se për dallim nga hera e kaluar, kësaj here ka kuorum për mbajtjen e këtij raportimi.
“Për shkak të mungesës së kuorumit na u dashtë ta shtyjmë për sot, sot i kemi kushtet për të mbajtur këtë raportim” – ka thënë ajo.
Musliu tutje ka thënë se kjo është hera e parë që inspektori i përgjithshëm Shala raporton para komisionit që nga marrja e detyrës.
Shala mori këtë pozitë më 21 dhjetor të 2022-ës, deri në atë kohë ai kishte shërbyer në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
AKI-së, Shala iu bashkëngjit pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Burim Ramadani.
Ramadani kishte shërbyer në AKI që nga 2019-a.