Inspektorati e kthen në punë ish-sekretarin e Postës

Inspektorati i Punës e ka vlerësuar si të bazuar ankesën e ish-sekretarit të Postës së Kosovës, Argjent Sefa ndaj bordit të kësaj ndërmarrjeje cili më 5 gusht kishte marrë vendim për shkarkimin  e tij.

Në vendimi i marrë të premten, Inspektorati ka konsideruar se vendimi i bordit ka qenë në kundërshtim me ligjin, me çka edhe ka kërkuar që Argjent Sefa të kthehet në vendin e tij të punës.

“Vendimi i Bordit të përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës sh.a, me nr. prot. 01-1312/20, të datës 05.08. 2020, është në kundërshtim me dispozitat ligjore Nr. 03/L -212 të Punës: Neni 70, paragarafi 1.5, 1.6, 1.6.2, paragrafi 2, 3, neni 71 paragarfi 2, neni 5, paragrafi 1, 2 dhe 5”, thuhet në vendimin e Inspektoratit.

“Obligohet punëdhënësi “Posta e Kosovës sh,a”, të anuloj vendimin me nr. prot. 01-1312/20, të datës 05.08.2020”, theksohet në vendim.