FOTO: Policia e Kosovës/ Facebook

Incidenti me armë zjarri në Podujevë, arrestohen edhe 2 të dyshuar për vrasje në tentativë

Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme të rajonit të Prishtinës janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë që ka ndodhur me 25 tetor në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, si dhe janë sekuestruar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Të dyshuarit O.K., 68-vjeç, dhe F.K., 30-vjeç, sipas Policisë ishin në arrati.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Numri total i personave të arrestuar për këtë rast është katër”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

KALLXO.com ka raportuar për incidentin në Podujevë, ku kishte pasur shkrepje armësh dhe tre persona kishin përfunduar me plagë e lëndime.