Foto: REL/Reuters

IKShPK vendos ekipe mobile për testim për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti”

Instituti i Shëndetësisë Publike ka vendosur ekipe mobile të testimit në sheshin  “Zahir Pajaziti”.

Task Team i IKSHPK do të testojë me datat 29 dhe 30 dhjetor 2020, prej orës 9.30 deri ora 13.00.

Sipask IKSHPK-së, ky testim do të bëhet vullnetarisht për qytetarët që dëshirojnë të testohen me RT-PCR, ndërsa do të hetojë situatën epidemiologjike dhe gjurmimin e rasteve.

Procedura e marrjes së mostrave bëhet sipas protokoleve të IKSHPK nga ekipet me përvojë të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike, thuhet më tej në komunikatën e  Institutit.