I vidhet pasaporta një shtetasi të huaj në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetasi të huaj i është vjedhur pasaporta nga vetura e tij.

Rasti sipas policisë ka ndodhur në Prishtinë më 30 tetor.

“Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se nga persona të panjohur nga vetura e tij i është vjedhur pasaporta. Rasti në procedure hetimore” – thuhet në njoftim.