Ilustrim

I theu retrovizorin e makinës, arrestohet nga policia

Polica e Kosovës ka njoftuar ka arrestuar një person të dyshuar për sulm, asgjësim apo dëmtim i pasurisë ndaj një personi tjetër, në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje në trafik, e ka sulmuar fizikisht dhe i ka thyer një personi tjetër, retrovizorin (pasqyrën) e veturës dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar dje (më 01.03.2023) dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.