Aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:40 në autostradën “Ibrahim Rrugova”.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur për KALLXO.com se si pasojë e këtij aksidenti një person kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në ora 17:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Prishtinë-Prizren. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”- ka thënë ai.

Sipas tij, njësitë policore janë dukr u marrë me rastin.