I sulmon fizikisht dy policë, prokuroria e liron të dyshuarin

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Dubravë të Kaçanikut pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar dy policë të Kosovës.

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës kishin dal në teren për t’i asistuar zyrtarëve pyjor por ata ishin sulmuar nga një person, meqë rast kanë pësuar edhe lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Mirëpo, me vendim të prokurorit, i dyshuarit për sulmin ndaj policisë është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtaret policorë që ishin në asistim të zyrtarëve pyjor. Gjatë përleshjes, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarët dhe i dyshuari. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes në Dubravë të Kaçanikut.