I mituri ther me thikë të miturin tjetër në Prizren

Një-11 vjeçar nga Prizreni ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një therje me thikë që dyshohet se e ka marr nga një 14-vjeçar tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i mituri 11-vjeçar ka pranuar tretmanin mjekësor dhe pas marrjes së ndihmës së parë është liruar në shtëpi.

Policia ka raportuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Reçan të Prizrenit, dje rreth orës 21:30.

Tutje është njoftuar se thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra nuk është gjetur dhe se ende nuk dihet motivi i incidentit.

Në raportin e Policisë është thënë se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.