Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

I mituri në Prishtinë raporton në Polici se u sulmua seksualisht

Një i mitur ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur.

Raportimi në PK është bërë më 27 qershor, përderisa rasti është njoftuar se ka ndodhur më 26 qershor rreth orës 23:00.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.