I mituri dyshohet se detyroi një tjetër të mitur t’i jap para

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00 në rrugën “Adem Jashari” në Komunën e Hanit të Elezit, një person i mitur ishte raportuar nën dyshimin se kishte detyruar një tjetër të mitur që t’i jap para.

I mituri në cilësinë e viktimës sipas policisë i kishte dhënë disa herë para personit tjetër në vlerë nga 1 euro deri në 10 euro.

Tutje policia ka njoftuar se palët janë intervistuar ndërsa është njoftuar edhe prokuroria e shtetit.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të palëve, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.