Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

I grabit telefonin një gruaje, policia e arreston dhe ia konfiskon dy thika

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë nën dyshimin për grabitje.

I dyshuari sipas Policisë së Kosovës, kishe grabitur telefonin një gruaje.

Gjatë kontrollit te i njëjti policia ka gjetur telefonin  e grabitur si dhe dy thika të cilat më pas janë konfiskuar.

Policia gjithashtu ka njoftuar se gruaja ka pësuar lëndime të lehta pasi që e njëjta kishte rezistuar gjatë kohës sa i dyshuari i kishte grabitur telefonin.

E njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është iniciuar si grabitje.