Hykmete Bajrami: Janë bllokuar 560 mijë euro nga 2 milionë eurot e vjedhura

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë raportimit para Komisionit për Buxhet dhe Transere ka folur rreth skandalit të vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Bajrami ka thënë se deri më tani janë bllokuar 560 mijë euro nëpër xhirollogaritë ku janë transferuar paratë.

Por Ministrja e Financave ka shtuar se nuk e di se çfarë është bërë me pjesën tjetër të parave.

“Janë blloku 560 mijë euro nëpër xhirollogari të ndryshme prej ku janë bërë transaksione, janë konfiskuar tre vetura në vlerë prej 60 mijë eurosh, ky krim është i gjurmueshëm. Kam kërkuar që këto para të kthehen menjëherë në buxhetin e shtetit por më është sqaruar se pa përfunduar hetimet nuk mund t`i tërheqim ato. Ne i kemi raportet e IT-së se prej cilit PC-së është kryer transferim, po dihet edhe ku kanë shkuar mjetet, shpresojmë se mjetet do të kthehen. Nuk e di se çfarë është bërë me pjesën tjetër të parave. Nuk jam kontaktu asnjëherë nga prokuroria, për shkak se i din kompetencat që unë si ministre i kam”, ka thënë ajo.

Transferi që i përpiu 2 milionë euro, zbulohet kompania që iu transferuan