Hoxhaj për Presidentin e ri të ShBA-së: Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i Kosovës

Ushtruesi i detyrës së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar Presidentin e ri të ShBA-së, Joe Biden.

“Urime Presidenti i 46-të i SHBA-së, Joe Biden! Presidenti i zgjedhur Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i Kosovës së lirë e të pavarur dhe i popullit të saj. Kjo është një fitore e vlerave Euro-Atlantike, lirisë dhe demokracisë, që janë shtyllat e Kushtetutës dhe aleancës sonë me SHBA-në! ”, ka shkruar Hoxhaj në Facbook.