Enver Hoxhaj në konferencë për media, Foto: KALLXO.com, 23.05.2019

Hoxhaj kritikon Hotin: Nuk është serioze të shkohet në Bruksel me koordinator

Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hotin për dërgimin e koordinatorit në Bruksel për draftim të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Megjithëkëtë, ai shtoi se emërimi i Skender Hysenit si kooridnator për dialogun, është përzgjedhje e mirë.

Hoxhaj kërkoi sqarime nga kryeministri Hoti për publikimin e tij të djeshëm në Facebook, në të cilën ka shkruar se në takimin e djeshëm në Bruksel, Kosova përmes koordinaotrit Skender Hyseni për të draftuar marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Kur e dëgjova kryeministrin më shumë po ndjej keqardhje. Së pari dje para se të fillon takimi i koordinatorit- mendoj se Skender Hyseni është përzgjedhje e mirë- kryeministri ka shkruar në Facebook se në Bruksel shkohet për draftim të marrëveshjes me Serbinë. Nëse shkohet për marrëveshje përfundimtare me koordinator nuk është qasje serioze”, tha deputeti.

Kryeministri Hoti dje ka shkruar në Facebook se dialogu nuk ka alternativë.

“Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje”, thuhet në publikimin e tij.