Hoti thotë se do të dorëzojë në Kuvend marrëveshjet e nënshkruara në ShBA

Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti ka thënë se për marrëveshjet e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, do t’i informojë deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilëve edhe do të ua dorëzojë zyrtarisht marrëveshjen.

Këtë, ai e paralajmëroi përmes Facebook-ut, ndërsa tha se një gjë të tillë do ta bëjë po sa të fillojë punën Kuvendi i Kosovës.

“Në funksion të transparencës dhe informimit, Qeveria e Kosovës sot ka publikuar marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prezencë të Presidentit Trump. Këtë marrëveshje mund ta gjeni në linkun në vijim. Në fillim të javës, marrëveshja do të dorëzohet në Kuvendin e Kosovës për deputetët, të cilët do t’i informoj në njërën nga seancat sapo Kuvendi të nis punën”, ka deklaruar Avdullah Hoti.

Dje gjatë ditës, në një tavolinë së bashku me Presidentin amerikan  Trump dhe presidentin serb, Vuçiq, Hoti nënshkroi një marrëveshje disa pikeshe.

Përmbyllet takimi i Uashingtonit, Trump nënshkruan dy marrëveshje me Kosovën e Serbinë

www.kallxo.com