Haradinaj: Unë jam me Amerikën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai, së bashku me familjen janë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tutje, lideri i AKK-së tha se i beson të ngarkuarve nga ShBA për Kosovën dhe Ballkanit, duke lënë të nënkuptohet se ai nuk pajtohet me të emëruarin e Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi.

“Unë dhe familja ime, edhe ajo politike, jemi me Amerikën; Jemi me të ngarkuarit e Amerikës për Ballkanin dhe Kosovën; I besojmë me jetë institucioneve të sigurisë nacionale të Amerikës!”, ka shkruar Haradinaj.

Të dashur qytetarë, Unë dhe familja ime, edhe ajo politike, jemi me Amerikën; Jemi me të ngarkuarit e Amerikës për…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mardi 7 avril 2020

Ditë më parë, edhe zyrtarisht, BE emëroi Miroslav Lajçak në krye të dialogut Kosovë-Serbi.

Flet Lajçak pas emërimit: Do të bashkëpunojë me ShBA-në në dialogun Kosovë-Serbi

www.kallxo.com