Flet Lajçak pas emërimit: Do të bashkëpunojë me ShBA-në në dialogun Kosovë-Serbi

Miroslav Lajçak, i emëruar nga Bashkimi Europian si Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur pasi mori këtë pozitë.

Lajcak në Twitter ka thënë se Ballkanin Perëndimor e ka pasur gjithmonë në zemër dhe është i nderuar që i është besuar kjo detyrë.

“Ballkani Perëndimor gjithmonë ka qenë afër zemrës sime, pasi kam punuar në dhe me rajonin për një kohë të gjatë. Jam i nderuar që më besohet kjo detyrë e rëndësishme”, ka thënë ai.

Lajçak ka shtuar se do të ketë bashkëpunim të ngushtë me ShBA-në.

“Unë mezi pres të punoj së bashku me përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës, krerët e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Shteteve të Bashkuara”, ka thënë ai.

Sot, Këshilli i BE-së, ka njoftuar se ka emëruar sot Miroslav Lajçak si Përfaqësues Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Kur ende nuk ishte zyrtare emërimi i tij në këtë pozitë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e e kishe mirëpritur këtë vendim të BE-së, duke e quajtur edhe si gabim strategjik. Ai madje kishte thënë se ai se ai do të dështojë në këtë rol. 

Kjo pasi që sipas tij, Lajçak është ministër i Jashtëm i Sllovakisë dhe ky shtet nuk e ka njohur Kosovën.

Lajçak do të marrë detyrat e tij menjëherë, me një mandat fillestar prej 12 muajsh.

Për dialogun final Kosovë-Serbi, Amerika ka emëruar si të dërguar special, Richard Grenell.

Kurse, dialogu Kosovë – Serbi është ndërprerë pasi që Kosova i vuri tarifën 100 për qind në vitin 2018.