Ramush Haradinaj - Arkiv - FOTO KALLXO

Haradinaj reagon për tërheqjen e Contour Global

Ish-kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me tërheqjen e investimit të kompanisë Contour Global.

Haradinaj përmes një publikimi në Facebook ka thënë se ky ka qenë investimi më i madh në Kosovë duke e quajtur dështim të Kosovës dhe Qeverisë Kurti.

Tutje Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje urgjente pas kësaj tërheqje e që sipas ti do të hapte 20 mijë vende pune dhe do të stabilizonte Kosovën në tregun e energjisë.

Publikimi i plotë i Haradinajt

Në kohën e Qeverisë së Mashtrimit, Kosova dështoi sërish në raport me Shtetet e Bashkuara. Tash investitori Contour Global tërhiqet nga investimi në energji. Kosova e Re ka qenë projekti dhe investimi më i madh direkt në Kosovë, me 1.3 miliardë Euro!

Ky projekt është bazuar në njërën prej pasurive kryesore të vendit tonë, rezervat e pesta të thëngjillit në botë, dhe do të zgjidhte problemin me furnizim stabil të energjisë në Kosovë. Për më shumë, ky projekt do të hapte 20 mijë vende të punës dhe do ta bënte Kosovën lider të energjisë.

Bizneset pohojnë që humbjet vjetore, për shkak të energjisë jo stabile janë mbi 300 milionë Euro! Teknologjia e planifikuar do të zvogëlonte ndotjen e ambientit, me zëvendësimin e termocentralit të vjetër , për 10 herë. Qeveria duhet të gjejë zgjidhje urgjente pas këtij dështimi.

Secila zgjidhje që nuk ofron siguri të furnizimit dhe zvogëlon varshmërinë nga energjia e importuar, do të jetë më e shtrenjtë se Kosova e Re. Dështimi i ndërtimit të Kosovës së Re dërgon mesazhe negative për investitorët amerikanë dhe me gjerë.

ContourGlobal ka ndaluar planet për ndërtimin e një termocentrali me qymyr 500 megavat në Kosovë, dhe tha se nuk do të bëjë investime të tjera në termocentrale nga qymyri.

Projekti do të siguronte rreth gjysmën e kërkesës për energji elektrike të vendit ballkanik i cili po përballet me mungesë të energjisë.

“Ne nuk do të zhvillojmë ose të sigurojmë termocentrale qymyri në të ardhmen”, tha kompania të martën në deklaratën e saj të plotë për vitin 2019.

Shoqëria civile vazhdimisht e ka kundërshtuar një termocentral me kapacitet prej 2100 megavatësh.  KOSID ka qenë vazhdimisht kundër ndërtimit të këtij termocentrali. Mungesa e studimeve të nevojshme për alternativat e energjisë, ndotja e ambientit, efektet anësore të projektit te banorët, rritja e madhe e çmimeve, janë disa nga arsyet që KOSID-i ka dhënë nga viti 2010 për të argumentuar se ndërtimi i termocentralit në afërsi të kryeqytetit nuk është alternativë.

Rruga e Errët e Termocentralit ‘Modern’

 

Këshilltari i Thaçit reagon për tërheqjen e Contour Global