Këshilltari i Thaçit reagon për tërheqjen e Contour Global

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Artan Behrami ka reaguar lidhur me lajmin se kompania amerikane “Contour Global” ka ndaluar planet për ndërtimin e një termocentrali me qymyr 500 megavat në Kosovë, dhe se nuk do të bëjë investime të tjera në termocentrale nga qymyri.

Behrami, për tërheqjen e Contour Global-it ka thënë se është për shkak të kërcënimet e Qeverisë së Kosovës kundër investimeve amerikane.

Sipas tij, retorika e Vetëvendosjes ia ka humbur Kosovës njërin prej investimeve më të mëdha amerikane.

Publikimi i plotë i Behramit

Kërcënimet e Qeverisë së Kosovës kundër investimeve amerikane sot morën formë. Kompania amerikane që planifikojë t’i investojë mbi 1.5 miliardë euro në ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, sot u tërhoq nga ky investim, për shkak të kundërshtimit të Qeverisë Kurti.

“Situata politike në Kosovë që nga korriku, formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i Qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara”, thuhet në deklaratën e amerikanëve.

Me këtë projekt, Amerika synonte ta pavarësonte Kosovën nga varësia e Serbisë dhe Rusisë në sektorin energjetik.

Retorika e filozofëve, myhibëve dhe cyberxhematit të Vetëvendosjes kundër Amerikës ia humbi Kosovës një prej investimeve më të mëdha amerikane, që do të transformonte vendin tonë.

Por, si duket se kjo nuk është duke iu mjaftuar.

Ata vazhdojnë të tallen me bllokimin e 200 milionë dollarëve të investimeve të tjera amerikane, 50 milionë eurove të MCC-së, si dhe 150 milionë eurove të tjera për gazin, që planifikoheshin të investoheshin në Kosovë.

Me këto veprime, Kurti është duke e rrezikuar ekzistencën e shtetit të Kosovës, që është një kombinim i vullnetit qytetar përbrenda dhe i investimit amerikan nga jashtë.

Krahas koronavirusit, veprimet konfrontuese të Qeverisë me Amerikën janë sfidë me pasoja tepër të mëdha për popullin tonë!

ContourGlobal ka ndaluar planet për ndërtimin e një termocentrali me qymyr 500 megavat në Kosovë, dhe tha se nuk do të bëjë investime të tjera në termocentrale nga qymyri, shkruan Reuters.

Projekti do të siguronte rreth gjysmën e kërkesës për energji elektrike të vendit ballkanik i cili po përballet me mungesë të energjisë.

“Ne nuk do të zhvillojmë ose të sigurojmë termocentrale qymyri në të ardhmen”, tha kompania të martën në deklaratën e saj të plotë për vitin 2019.

Shoqëria civile vazhdimisht e ka kundërshtuar një termocentral me kapacitet prej 2100 megavatësh.  KOSID ka qenë vazhdimisht kundër ndërtimit të këtij termocentrali. Mungesa e studimeve të nevojshme për alternativat e energjisë, ndotja e ambientit, efektet anësore të projektit te banorët, rritja e madhe e çmimeve, janë disa nga arsyet që KOSID-i ka dhënë nga viti 2010 për të argumentuar se ndërtimi i termocentralit në afërsi të kryeqytetit nuk është alternativë

Rruga e Errët e Termocentralit ‘Modern’

Rruga e Errët e Termocentralit ‘Modern’