Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj propozon që fushata për zgjedhjet lokale të shkurtohet në 5 ditë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kërkesës së  kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit kërkoj që fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të shkurtohet në 10 ditë.

Haradinaj, përmes një letre dërguar Abdixhikut, ka thënë se qëndrimi i AAK-së, është që fushata të shkurtohet edhe më shumë, në 5 ditë.

“Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10. Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha”, ka shkruar në ‘Facebook’, kreu i AAK-së.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, u ka bërë ftesë publike liderëve të partive parlamentare Albin Kurtit lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Memli Krasniqi, lider i Partisë Demokratike të Kosovës dhe liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, që të shkurtojnë fushatën zgjedhore nga 30 në 10 ditë, për shkak të situatës me pandeminë.

Abdixhiku i fton liderët e partive politike që ta shkurtojnë fushatën