Haradinaj përplaset me prokurorin rreth termit 'dëshmitar'

Nasim Haradinaj gjatë dhënies së mbrojtjes së tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, ka thënë se ai ka kërkuar që të mos i vazhdohet mandati i Gjykatës Speciale.

Pas pyetjeve të parashtruar nga avokati Kadman, Haradinaj është marrë në pyetje nga ana e prokurorisë.

Fillimisht Gjykata ka lëshuar një video ku shihet Haradinaj derisa kishte hedhur akuza në drejtim të Gjykatës Speciale.

Në fillim të pyetjeve nga ana e Prokurorisë ka pasur përplase midis Haradinaj dhe Prokurorisë.

Ai ka kërkuar nga ana e Prokurorisë që të mos spekulohet.

“Kërkoj që të mos spekulohet nga ana e juaj, ju si gjykatë jeni ata që duhet m`i pagu, ju keni kërkuar themelimin e kësaj gjykate, ju jeni fajtor, ju duhet të jeni të ulur këtu”, ka thënë Haradinaj.

Mes Haradinajt dhe prokurorit ka pasur përplasje edhe për çështjen e dëshmitarëve.

“Zotëri prokuror fjala dëshmitar është vetëm dëshmitar, fjala dëshmitar është term i përgjithshëm”, ka thënë Haradinaj.

Përplasja në mes të Haradinajt dhe prokurorit ka vazhduar edhe për çështjen e dokumenteve.

Prokurori ka pyetur se deklarimet e tij rreth dokumenteve kane qenë publike, dhe lidhur më këtë Haradinaj ka thënë se të gjitha deklaratat kanë qenë publike.

Prokurori ka lexuar një citat të Haradinajt ku thuhet se Haradinaj kishte thënë se ‘nëse dalin emrat e dëshmitarëve mund të shkaktojë edhe vdekjen e tyre’.

“Ky opinion nuk është opinioni jam personal”, ka thënë Haradinaj.

Lidhur më këtë ka pasur edhe reagime nga avokati tij lidhur më këtë çështje.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 prej kur edhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë.

Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.