Haradinaj: Mbi 115 mijë nënshkrime janë mbledhur kundër Gjykatës Speciale

Në vazhdim të dëshmisë së tij, Nasim Haradinaj ka folur edhe për pjesën tjetër të jetës së tij personale.

Ai ka treguar edhe kur është njohur edhe me të akuzuarit tjetrë, Hysni Gucati.

“Hysni Gucatin e kam njohur prej momentit kur Gucati është zgjedhur Kryetar i Organizatës së Veteranëve”, ka thënë Haradinaj gjatë dëshmisë së tij.

Ai tha se që nga koha kur është zgjedhur nënkryetar i organizatës së vetranëve nuk është kontaktuar nga ndonjë përson që lidhet me Dhomat e Specializuara.

Ai ka thënë se 115 mijë nënshkrime janë mbledhur në kundërshtim të krijimit të Dhomave të Specializuara.

Këto 115 mijë nënshkrime të cilat janë mbledhur në shumë qytete të Kosovës janë dërguar edhe në Starzburg”, ka thënë Haradinaj.

Po ashtu në ketë seancë është pritur të dëshmojë edhe avokati Tomë Gashi, por që dëshmia e tij është shtyrë për 2 javë për arsye se Tomë Gashi ka rezoltuar pozitiv me COVID-19.

Kjo është konfirmuar edhe nga avokati i Haradinaj, Kadman.

“Kemi edhe dëshmitarin e dytë, z.Tomë Gashi. Ai ka dalë pozitiv me Covid dhe për dy javë nuk mund të udhëtojë për shkak të rregulloreve”, ka thënë ai.