Hapet rruga për qarkullim në Graçanicë

Që nga ora 7 e mëngjesit qytetarët serb filluan që të mblidhen në Manastirin e Graçanicës për të kremtuar festën e Vidovdanit.

Rruga kryesore e kësaj komune e bllokua me qëllim që të ketë qasje sa më të lehtë për qytetarët serb për të zhvilluar aktivitetet e tyre në këtë ditë.

Kjo rrugë, siç është konfirmuar nga Policia e Kosovës, tashmë është e hapur për lëvizje të automjeteve.

Në manastirin e këtij qyteti sot u mblodhën qytetarë serb nga e gjithë Kosova, por edhe nga vende të rajonit.

Madje, pjesëmarrës në kremtimet e sotme ishte edhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas përfundimit të aktiviteteve në Graçanicë, qytetarë serb u panë edhe në Gazemistan, një fshat në komunën e Obiliqit. Aty pati edhe forca të shtuara të sigurisë.

Në krahasim me hyrjen brenda Manastirit të Graçanicës, qytetarët para se të futen në hapësirën e rrethuar në Gazimestam po kontrollohen nga ana e forcave të rendit.

Cilido qytetar që po futet brenda, po kontrollohet çantat e tyre e po ashtu po shikohen nëse të njëjtit po mbajnë bluza me shenja nacionaliste serbe e që bëjnë thirrje për nxitje të urrejtjes, ngjashëm sikurse kanë ndodhur në vitet e kaluara.