Gruaja e Mendim Rugovës reagon pas shkarkimit të tij nga Qeveria Kurti

Bashkëshortja e Mendim Rugovës, Blerina Kllokoqi – Rugova, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Kurti për lirimin e tij nga posti i Koordinator Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.

Kllokoqi- Rugova në një postim në ‘Instagram’ ka thënë se ky vendim nuk e dëmton profesionalisht as moralisht Mendimin por që sipas saj, prek nevojën e qytetarëve të Kosovës për një informim profesional në ketë fushe.

“Unë përmbahem nga deklaratat politike dhe rezervohem te mos përfshihem as ne tema te tilla publike. Por janë disa raste te tilla, kur je e detyruar te përgjigjesh për shkak te detyrimit qe ke ndaj interesimit te njerëzve, miqve te familjes se Presidentit apo edhe çdo qytetari qe ka te drejte te dije se çfarë ndodhi”, ka shkruar ajo.

“Ky vendim nuk e dëmton profesionalisht as moralisht Mendimin por prek nevojen e qytetareve te Kosovës për një informim profesional ne ketë fushe. Pasi qe nuk lidhet me rezultatet e punes se tij, por me rezultatin qe ai ishte punësuar nga një qeveri paraprake”, vazhdon njoftimi.

“Megjithëkëtë, Mendimi mbetet emër nacional për ketë fushe, edhe me Prishtina Weather, me investim dhe angazhim personal, pasi pasioni i tij e ka bere te tille, jo vetëm te njohur por edhe te nevojshëm për qytetaret e vendit te vet. Mendim ti je zemër, te dua edhe pa pune”, përfundon Kllokoqi-Rugova.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e parë ka shfuqizuar disa vendime të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Mes tyre, është edhe Mendim Rugova – djali i ish-presidentit, Ibrahim Rugova i cili u lirua nga posti i Koordinator Nacional për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit.

Sa i përket këtij vendimi ka reaguar edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Haradinaj reagon ashpër ndaj vendimit të Kurtit që uli pagat që ai i kishte rritur