Mendim Rugova blen veturë 20 mijë euro

Mendim Rugova, djali  ish presidentit Ibrahim Rugova, ka deklaruar një shtëpi prej 700 metra katrorë në pronësi të përbashkëet dhe në vlerë prej 1 milion e 500 mijë euro, të trashëguar.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencin Kundër Korrupsionit (AKK), ai e ka deklaruar edhe një banesë 68 metra katrorë, po ashtu në pronësi të përbashkët, të blerë në vitin 2006 në vlerë prej 68 mijë eurove.

Për dallim nga viti i kaluar, ku kishte deklaruar dy vetura me vlerë 8 mijë dhe 9 mijë euro, këtë vit Rugova nuk i ka ato vetura, ndërsa ka deklaruar se ka blerë në vitin 2019 një veturë ‘Rang Rover’ me vlerë 20 mijë euro, e blerë nga kursimet.

Në pronësi të bashkëshortes ka deklaruar biznesin ‘Blerina Rugova’ me kapital 200 mijë euro.

Vitin e kaluar Mendim Rugova kishte deklaruar para të gatshme në bankë 8 mijë euro, ndërsa këtë vit nuk e ka deklaruar asnjë cent në bankë.

Sa i përket të hyrave, ka deklaruar se sa ka qenë koordinator në Zyrën e Kryeministrit ka marrë pagë 2 mijë euro dhe bashkëshortja e tij 1 mijë nga biznesi ‘Blerina Rugova’.