Graqanicë, i grabiten viktimës mbi 3 mijë euro

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Graqanicë.

Sipas policisë, një burrë ka njoftuar organet e rendit se pesë persona të panjohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rrethe 3218 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:20.