Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Grabitje në Pejë

Një person ka njoftuar se katër persona të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon celular, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Viktima ka deklaruar se ka arritur të identifikoj njërin nga të dyshuarit, ndërsa Policia njofton se është në kërkim të të dyshuarve.