Grabitje në një market në Prishtinë

Rreth orës 21:20 ka ndodhur një grabitje në një market në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci njoftoi se nga informacionet e para, dyshohet se grabitja ka ndodhur nga tre persona.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona”, tha Borovci.

Tutje, ai potencoi se rasti është duke u hetuar nga ana e Policisë.

“Policia ka iniciuar një hetim  lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, shtoi Borovci.