Foto: Ilustrim

Grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Rreth orës 12:15 ka ndodhur një grabitje në filialin e një institucioni mikrofinanciar të pagesave në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, thonë se ka dyshime që grabitja është kryer nga një person dhe se rasti është ende duke u hetuar.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para, dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person. Aktualisht po vazhdon hetimi bashkë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, thonë nga Policia e Kosovës.