Foto: Ilustrim

Grabitje me armë në Podujevë, të dyshuarit marrin një pistoletë dhe ari

Një person ka raportuar në polici se shtëpinë e tij kanë hyrë dy persona të maskuar.

Sipas tij, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një pistoletë për të cilën kishte leje, dhe stoli ari.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh rreth orës 22:15 në Podujevë.

Nuk raportohet për të lënduar.