Ilustrim

'Google' bllokon reklamat e mediave shtetërore ruse

Alphabet, kompania amë e platformës, ‘YouTube’, ka thënë se mediat shtetërore ruse nuk do të mund të përfitojnë nga reklamat më në këtë rrjet.

Kjo nënkupton që Russia Today (RT) dhe kanale të tjera nuk mund të marrin para nga reklamat në ‘YouTube’ dhe faqe tjera që janë në pronësi të Alphabet.

Kompania ka thënë se këto media as nuk do të mund të blejnë reklama përmes shërbimeve të kompanisë ‘Google’.

Një zëdhënës ia ka atribuuar këtë vendim “situatës së jashtëzakonshme” dhe ka thënë se Alphabet do të “marrë masa tjera nëse është e nevojshme”.

Ky vendim vjen pasi Ministri për Transformim Digjital në Ukrainë, Mykhailo Fedorov, ka thënë se i ka kërkuar platformës ‘YouTube’ që të bllokojë propagandën ruse.

Mediat shtetërore – sidomos RT – fitojmë miliona dollarë në vit nga reklamat në ‘YouTube’ dhe nga shërbime tjera të ‘Google’.

‘Facebook’ dhe ‘Twitter’ tashmë kanë bllokuar reklamat nga Rusia.

Autoritetet ruse kanë kufizuar qasjen në të dyja këto platforma./REL