Godet me veturë një grua, e lënduara dërgohet në spital

Gjatë kohës sa ishte duke kaluar rrugën një grua në Kamenicë është goditur nga një veturë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se i dyshuari e ka goditur viktimën nga pakujdesia gjatë ditës së djeshme.

“I dyshuari deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij me targa vendore, nga pakujdesia godet viktimën”, ka thënë Policia.

Tutje është njoftuar se viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30.