Foto: Ganimete Musliu/Facebook

Gjykata Speciale fton për intervistë ish-luftëtaren e UÇK-së, Sadete Doda

Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë ish-ushtares së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadete Doda, e njohur si Shota.

Këtë e ka konfirmuar ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Doda është ftuar për intervistë në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë për më 26 janar.

“Çlirimtarët e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit çlirimitar edhe njëherë është ftuar t’i bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Më tej Musliu ka thënë se çlirimtarët do të kthehen faqebardhë.

“Çlirimtarët do kthehen faqebardhë por si do jetojnë me turpin mjeranët që deponuan dosje në Hage!”, ka shkruar Musliu.