Gjykata në Prizren

Gjykata e Prizrenit merr vendim ndaj 23 të dyshuarve lidhur me procesin zgjedhor

Gjykata Themelore në Prizren, ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 23 të pandehurve, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosja, marrja e ryshfetit dhe dhënia e ryshfetit.

21 të pandehurve, O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B.,   D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J., i’u është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç  ka kryer veprën penale, falsifikimi i rezultateve të votimit.

Ndaj një të pandehure, A.V.,, i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se  ka kryer veprat penale penale, falsifikimi i rezultateve të votimit dhe marrja e ryshfetit.

Ndërsa, ndaj një të pandehuri G.P.,  (në cilësinë e vëzhguesit) i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji për shkak të dyshimi të bazuar se  ka kryer veprat penale penale, Kanosja dhe Dhenia e ryshfetit.

Kurse, sipas Gjykatës, a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Në një aksion të gjerë të zhvilluar në Prizren, 109 komisionerë të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, më 23.01.2026, nën dyshimin për manipulim me vota të zgjedhjeve të mbajtura më 28.12.2025. Ndaj 23 prej tyre, 22 komisionerë dhe një vëzhgues, është kërkuar paraburgim nga Prokuroria e Prizrenit. Masa e paraburgimit është kërkuar për pesë të LVV-së, pesë të AAK-së, tetë të PDK-së, katër të LDK-së dhe një i KDTP-së.

Artikulli me të gjitha zhvillimet:

Si funksionoi skema e manipulimit dhe falsifikimit të votave në Prizren? – Lajm në zhvillim