Gjobiten dy shoferë pasi u kapën duke bërë gara me vetura

Policia ka bërë të ditur se ka gjobitur dy shoferë me nga 150 euro dhe me nga një pikë negative pasi janë zënë duke bërë gara me vetura në rrugë.

Kundërvajtësit sipas policisë janë hasë në aksin rrugor Mitrovicë – Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor po bënin gara sportive me vetura.

Policia thotë se kundërvajtësit kanë penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Kundërvajtësit janë gjobitur nga policia.