Gjilani vazhdon lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët

Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan ka vazhduar aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.

Sipas një njoftimi të komunës, sot gjatë ditës, është bërë rrënimi i një muri nga një urzupator në rrugën “Motrat Qiriazi” në lagjen “Rruga e Prishtinës”, i cili ka ndërtuar murin në rrugën publike të paraparë me planin detal urban të si rrugë publike, pronë e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka thënë se do të rrënohen të gjitha ndërtimet që janë bërë në pronën publike, derisa uzurpatorët do të përballen me pasojat që dalin nga ligjet në fuqi.

Gjilani kishte nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët në tetor të vitit që e lamë pas.

Gjilani nis lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët

Ndërsa, në zgjedhjet komunale kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në debatin e balotazhit në emisionin Jeta në Kosovë, kishte deklaruar se brenda 3 muajve të parë të qeverisjes do të nxjerrë listën prej 56 uzurpatorëve.

“Do të nxjerrët online lista prej 56 uzurpatorëve në tre muajt e parë të qeverisjes, sepse ne ende po punojmë me programin e legelazimit”, kishte thënë Haziri në debatin e balotazhit në emisionin Jeta në Kosovë.