Gjilani nis lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët

Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan sot ka filluar aksionin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët.

Në komunikatën e dërguar nga Komuna e Gjilanit, bëhet e ditur se gjatë javës së fundit janë liruar një numër i madh i hapësirave të uzurpuara.

“Janë liruar hapësirat e uzurpuara në qendër të qytetit, që përfshihen edhe largimi i disa mureve (pengesave), rrënimi i objekteve mbi pronën publike në lumit Stanishorka, sikurse edhe objekteve të tjera me rrezikshmëri të lartë”, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me këtë aksion drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushit, ka thënë që ky aksion do të vazhdoj deri në lirimin e hapësirave.

“Komuna e Gjilanit nuk do të ketë tolerancë për uzurpatorët e pronës publike, përfshirë edhe ndërmarrjet publike apo institucionet tjera, për të shtuar se ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, citohet të këtë thënë Rushiti.