Gjilan, zgjidhet fituesi i ‘Penës së Flakës 2020’

Juria në përbërje nga Donikë Dabishevci, Sarë Gjergji dhe Gjylishene Berisha kanë vlerësuar poezinë “Ndoshta më ke dashë” të poetit Rexhep Shahu, si më të mirën e orës letrare “Pena e Flakës” për këtë vit.

Ora letrare  “Pena e Flakës” mbahet nën patronatin e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Shpresa Kurteshi – Emini, kryesuese e Kuvendit komunal të Gjilanit tha se aktivitete të tilla i kushtohen heronjve të kombit, të gjithë të rënëve, e atyre që bënë shumë për vendin, që nga koha e Skënderbeut e deri te historia më të re e Kosovës, ndërsa këtë viti  po i kushtohet kolosit të kombit, Abdullah Tahirit.

“Më këtë ngjarje u shpallën edhe rezultatet e konkursit anonim letrar ” Flaka e Janarit 2020” , ku në garë për tri çmime në poezi, kishin garuar gjithsej 75 poezi, ndërsa 48 krijime për tri çmimet në prozë të shkurtër”, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjilanit.

“Juria profesionale e këtij konkursi, në përbërje: Albina Idrizi, Aziz Mustafa dhe Xhevat Latifi. bëri të ditur edhe rezultatet. Anëtarja e Jurisë Albina Idrizi, vlerësoi prurjet në këtë konkurs”, thuhet tutje në njoftim.

Në poezi fituan, shpërblimi i parë – Baladë për një dashni të kahershme, shifra “Oda e artit”, shpërblimi i dytë poezisë –  Nana, zana jeme, shifra “Nana”, shpërblimi i tretë poezisë –  Rekuiem për shpresën, shifra “Unë dhe unë”.

Ndërsa në prozë, shpërblimi i parë i është dhënë –  Ikja, shifra “Ikja pa kthim”, Shpërblimi i dytë për tregim –  Urna e vjedhur,  shifra “Urna”, shpërblimi i tretë për tregimin –  Ela  shifra: “Sandalet e Kuqe”.

Manifestimi i sivjetmë i “Flakës së Janarit 2020”, përmbyllet sonte me Festivalin e Muzikës Shqipe “Fest Flaka 2020”.