Ilustrim

Gjilan, shoferi dhe konduktori i autobusit dyshohet se sulmuan një udhëtar

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar një person.

Të dyshuarit, njëri shofer e tjetri konduktor dyshohet se kanë sulmuar një person që ishte duke udhëtuar me automjetin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Gjilan.

Sipas Policisë, viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.