Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjilan, një person raporton se u kanos me jetë nga vëllai

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Në Gjilan një person ka raportuar se është kanosur me jetë nga vëllai i tij.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur dje më 19.02.2024 pas një mosmarrëveshje.

Tutje Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kërcënuar nga burri me të cilin kishte bashkëjetuar.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin nuk raportohet për të arrestuar.

Ndërsa thuhet se rasti është nën hetime.