Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Gjilan, gruaja raporton se u kërcënua nga burri dhe djali derisa ishte në qendër për punë sociale

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës për dhunë në familje dhe mospërfillje të gjykatës.

Një grua ka raportuar se të dyshuarit, bashkëshorti dhe djali i saj duke e kërcënuar kanë tentuar ta nxjerrin me forcë prej qendrës për punë sociale.

Sipas Policisë, viktima kishte urdhër mbrojtës nga gjykata.

“Viktima kishte edhe urdhër mbrojtës nga gjykata për një rast të mëhershëm dhunë në familje”- thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur në Gjilan dje rreth orës 14:30.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.