Foto: Ilustrim

Gjilan, arrestohet i dyshuari për kalim ilegal të kufirit

Një i dyshuar është arrestuar në fshatin Korminjan  në Gjilan pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin

Policia ka njoftuar se përveç kalimit ilegal i dyshuari nuk ka respektuar vendimin e qeverisë për masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, në fshatin e lartcekur.

I dyshuari është përcjellë nga ana e patrullave policore deri në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” dhe pas kontrollimit mjekësor i njëjti është dërguar në Karantinë në Prishtinë.

Deri më tani në Kosovë janë me virusin COVID-19 janë të infektuar 669 persona, 159 janë shëruar dhe 18 kanë vdekur.