Policia gjermane - Foto: REL/Reuters

Gjermani, burri me origjinë nga Kosova vret gruan, vajzën dhe var veten

Një rast tragjik ka ndodhur sot në qytetin Isselburg, në veriëperëndim të Gjermanisë.

Atje, një person me origjinë nga Kosova ka ekzekutuar bashkëshorten e tij, Elfete S. 46-vjeçare dhe vajzën 17-vjeçare, e më pas ka varur veten në shtëpinë ku jetonin.

Siç raporton Bild.de, Asami S., 51-vjeç, e kishte thirrur një mik të tij dhe I kishte treguar se kishte bërë diçka me familjen e tij. Dëshmitari menjëherë lajmëroi policinë.

Shërbimet e urgjencës kanë gjetur vajzën 14-vjeçare, të çiftit të mbyllur nga jashtë dhe hetuesit po dyshojnë se babai i saj e kishte kursyer atë nga akti makabër.

Çifti ka edhe një vajzë tjetër, 21-vjeçare, e cila jeton në një qytet tjetër.