COVID-19

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në ShSKUK

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë të shtrirë 212 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Sipas ShSKUK, me oksigjeno-terapi janë 144  pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 20 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, sipas ShSKUK është: Klinika Infektive, 71 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 17 pacientë , Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë, Spitali i Prizrenit, 17 pacientë, Spitali i Pejës, 19 pacientë, Spitali i Gjakovës, 24 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 12 pacientë, Spitali i Ferizajt, 10 pacientë, Spitali i Gjilanit, 22 pacientë.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19, në Kosovë është 30 mijë e 97.