Ilustrim

Gjendet një mjet shpërthyes në Shtime

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një ankues ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në Shtime rreth orës 12:02.

Tutje është thënë se njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, ndërsa njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan për deminim, në mënyrë të sigurt, e kanë bërë shpërthimin e mjetit.