Gjendet një foshnje pa shenja jete në Podujevë

Një foshnje është gjetur pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Tutje Ahmeti ka treguar se Policia së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Sipas Ahmetit, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Ahmeti ka thënë se hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.