Ilustrim

Gjendet mjet shpërthyes në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se teksa ishte duke ruajtur bagëtitë në fshatin Baicë të Gllogocit, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas njoftimit, policia ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, kurse njësitë ‘EOD’ të KFOR-it dhe FSK-së e kanë bërë shpërthimin e mjetet në vendin ku është gjetur, pa ndonjë incident.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 08:30 të mëngjesit.