Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohet për sjellje arrogante ndaj policëve që i shqiptuan tiketë

Një burrë është arrestuar dje në fshatin Poklek i Ri në Drenas.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete ka ofenduar dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt” – është bërë e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.

Kjo ngjarje njoftohet të ketë ndodhur rreth orës 9:40.