Policia e Kosovës

Çifti ndalojnë për ta rregulluar veturën, por i vjedhin çantën me para e dokumente

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se dje derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë në rrugën Fushë Kosovë – Prizren, për shkak të një defekti në veturë janë ndalur.

Ndalesa e tyre është thënë se ka qenë në fshatin Korroticë në Gllogoc dhe aty gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën.

Në këtë çantë që është thënë se është vjedhur, ankuesja ka thënë se kishte dokumentet personale dhe 580 euro para të gatshme.

Ajo, sipas raportit policor, ka thënë se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Tutje është thënë se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.